HomeLajmi i Fundit

Të shtëna me armë në drejtim të një kompleksi në Tiranës

Policia njofton se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kompleksit në pronësi të shtetasit me inicialet E.Ç., pranë Yrshekut, zonë në periferi të Tiranës.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.