HomeLajmi i Fundit

Të shtëna me armë në Kavajë, humb jetën një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje e sotme në Kavajë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur 26-vjeçari i identifikuar si Marius Ismaili, ndërsa është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes, Xhevdet Leçini, 60-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një sherri banal, nën efektin e alkoolit, ku në konflikt e sipër, 60-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu të riun, duke e lënë të vdekur në vend.