HomeLajmi i Fundit

Të shtëna me armë në Ksamil, 1 i plagosur

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një person është qëlluar me armë gjahu në Ksamil dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk dihet motivi, por nga të dhënat paraprake  mësohet se plagosja ka ndodhur në rrethana aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme.