HomeLajme

Të shtëna me armë në Shijak

Mbrëmjen e djeshme, një person ka qëlluar me armë në drejtim të një makine në qytetin e Shijakut. Pak pas ngjarjes akgresori është arritur të identifikohet nga policia.

Mësohet se ky person, emri i të cilit nuk është bëre me dije deri më tani nga policia, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kundërshtarit të tij.

Mësohet se ky person, emri i të cilit nuk është bërë me dije deri më tani nga blutë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine ku shofer ishte një 30-vjeçar dhe po ashtu, një pasagjere femër.

Cifti që ndodhej në makinë, fatmireshsisht u ka shpëtuar plumbave.

Nuk dihen ende të tjera detaje rreth asaj që ka cuar te riun te nxjerre armen.

Njoftimi zyrtar nga Policia

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME