HomeLajmi i Fundit

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset kalimtarja dhe vetë autori

policia-tirane

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit, ka hapur zjarr ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.

Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur vetë, por dhe një kalimtare e rastit, një vajzë.

Mësohet se dy të plagosurit kanë marrë plumba në këmbë, ndërsa u transportuan me urgjencë në spital.

Kreu i policisë së Tiranës, u shpreh se një polic ka ndaluar në rrugë një qytetar, të cilit i ka kërkuar motivin pse ndodhet në lëvizje dhe një mjet identifikimi.

Ky i fundit nuk ka pranuar të identifikohet, dhe ka kërcënuar policin se do ta qëllojë. Polici ka qëlluar në ajër për ta paralajmëruar dhe më pas e ka qëlluar atë në këmbë.

Ndërkohë, është zbardhur identiteti i tij. Mësohet se bëhet fjalë për Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për vrasje.

Orges Bilbili është i akuzuar si autorë të masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, në 2017 , të dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda, si atentati ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

K.S/GotaNews