HomeLajmi i Fundit

Të shtëna me armë zjarri në Burrel, plagoset 70-vjeçari

Një i moshuar rreth 70 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Burrel. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Burime spitalore thane se 70-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Burrelit thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19.30 minuta të kësaj mbrëmjeje, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes së shtetasit me iniciale SH.SH.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”-njofton policia.