HomePolitikë

Të shtëna, sirena lùfte dhe reagime të forta/ Çfarë po ndodh në veri të Kosovës

Orët e fundit ka pasur reagime të ashpra në veri të Kosovës për shkak se në vendimin e qeverisë Kurti parashikohej që nga data 1 gusha (sot) në bazë të reciprocitetit të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh.

Dje shtetasit serbë bllokuar rrugët me kamionë, ndërsa u raportua edhe për të shtëna me ármë, por sipas njoftimit zyrtar fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkombëtarët kanë reagur të shqetësuar rreth këtyre zhvillimeve, teksa eurodeputeti Riho Terras u shpreh në Twitter se Serbia e frymëzuar nga Rusia mund ta sùlmojë Kosovën.

Status inga Terras:

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bashkimi i emrave Putin dhe Hítler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sùlmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian.”

Nuk ka munguar as reagimi nga KFOR, i cili shprehu gatishmëri të menjëhershme për ndërhyrje nëse rrezíkohet stabiliteti i vënë nga rezoluta 1244 e OKB-së që nga viti 1999.

Deklarata e KFOR:
“PRISHTINË – Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999. Misioni ynë i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës. KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren dhe komandanti i KFOR-it është në kontakt me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe shefin serb të Mbrojtjes.

NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është kritike për paqen dhe sigurinë rajonale. Nuk do të ketë perspektiva reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, pa respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, sundimit të ligjit, reformave të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dialogu konstruktiv është kyç për stabilitetin rajonal.

KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.”

Ndërsa mbrëmë në Mitrovicë u dëgjuan edhe sirenat e alarmit të njëjta me ato të Ukrainës në fillim të lùftës, kryeministri Albin Kurti në orët e fundit ka bërë të ditur se është e gatshme të shtyjë zbatimin e dy vendimeve të datës 29 qershor 2022 deri më datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Sakaq në një deklaratë të mëhershme, Kurti tha se orët, ditët dhe javët në vijim mund të jenë problematike:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna ármësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kércënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Polícia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.

Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.

Ju falemnderit për mbështetjen.”

/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME