HomeShowbiz

“Të thashë njëherë jo”/ Bruno refuzon publikisht Alvisën, çfarë po ndodh mes tyre?

Ish-konkurrenti i Përputhen nga sezoni i fundit, Bruno Shemsho, është nga personazhet që ka arritur të mbajë “ndezur” interesin e publikut edhe pas daljes nga program i dashurisë. Ishte fillimisht lidhja me Ana Gjinin që zgjoi kureshtjen e ndjekësve dhe më pas erdhi ndarja e papritur.

Bruno ndan në rrjetet sociale foto dhe video nga përditshmëria e tij, ndërsa nuk mungojnë edhe intervistat virtuale. Në një prej këtyre është pyetur se “Pse nuk lidhesh me Alvisën?”, duke shtuar se duken shumë të mirë bashkë.

Bruno e sqaroi situatën me ish-konkurrenten duke shkruar:
“Alvisa Qarri ti i shkruan këto?! Të thashë herën e fundit që jo, nuk do lidhemi bashkë mos u fut tani të provokosh këtu (shakatë mënjanë, jemi shumë shokë dhe rehat. Nuk kemi oreks t’ia prishim terezinë njëri-tjetrit e ti ngrijmë gjákun).”


TË NGJASHME