HomeShowbiz

Të tjera surpriza rreth dasmës së çiftit Miriam-Alban, këngëtari zbulon ‘sekretin’

Ndërsa ditën e djeshme çifti i famshëm shqiptar, Mirian Cani dhe Alban Skënderaj na surprizuan me disa foto nga dasma e tyre e mbajtur në Maldives, duket se surprizat nuk kanë të mbaruar.

Çifti ndau disa foto në rrjetet sociale, të cilët u shprehën të lumtur që më në fund pas 12 vitesh së vashku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ndërsa urimet ishin të shumta si nga ndjekësit e tyre, por edhe nga vipat shqiptarë, në sy bie komenti i Renis Gjokës, i cili shkruan:

Urime! Kur do e djegim?’, ka shkruar Gjoka.

Shumë shpejt’ i është përgjigjur Albani duke lënë të kuptohet se festa nuk ka mbaruar. Së shpejti ata do të realizojnë një dasmë në Shqipëri.

Çifti i njohur pak kohë më parë pati deklaruar se do të bëjnë një ceremoni martesore, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Tashmë na mbetet të presim dasmën e tyre, që me siguri do të jetë përrallore!


TË NGJASHME