Lajme Lifestyle Sociale

Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin/Dita Botërore kundër duhanit

Më 31 maj, kur shënohet Dita Botërore kundër duhanit, në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit.

Çdo vit, gati gjashtë milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin.

Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi një aktivitet te Liqeni Artificial. Një grup qytetarësh, shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, po bëjnë një marshim-vrap këtë mëngjes te liqeni, në shenjë sensibilizimi.

Ata kanë veshur të gjithë bluza, përmes të cilave përcjellin nga një mesazh për ata që konsumojnë duhan. Në mesazhin e saj, Manastirliu tha se duhani thyen zemrën dhe është shkak për sëmundjet kardiovaskulare.

“Sot është një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare -që janë dhe tema e këtij viti- që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin. Sepse, siç është edhe moto e këtij viti: Duhani thyen zemrën”

Në këtë iniciativë u bashkuan edhe personazhe të njohur të artit dhe ekranit, të cilët ju bashkuan mesazhit për t’i thonë ‘JO’ duhanit dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.

Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, janë shkaku kryesor i vdekjeve/shqiptarja.com

Related posts

Plagosi me thikë 31-vjeçarin, arrestohet i riu

Xhensila Gotanews

Bushati tjetër mesazh për BE

Klaudia gotanews

Reagon PD për shifrat e votimit: Rezultati është manipuluar

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!