HomePolitikë

‘Teatri’, Balla ja pse nuk u prit vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar tha se shumë shpejt qytetarët do të kenë një teatër të ri.

Në një dalje për mediat, Balla tha se në Gjykatë Kushtetuese ka një ankimim nga Presidenti për ligjin që ka kaluar në Kuvend. Ankimim, që sipas tij, ka humbur efektitetin, sepse janë ezauruar hapat dhe kur bëhet fjalë për ligje që përcaktojnë afate, kalimi i tyre i bën nul ligjet.

Respektohet e drejta e opozitës për tu planifikuar, nëse është depozituar sot nuk hyn në rregullat e përcaktuara se duhet të jetë depozituar 2 ditë para. Kjo nuk është ajo që dua të ndaj. Vlerësoj faktin që në një vend demokratik këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjithë ata që e duan dhe i duan të mirën vendit. Çdo debat duhet të bëhet brenda institucioneve, si ai brenda Kuvendit i bën mirë sqarimit të kësaj çështje edhe pse bien dakord që mbarsja me kaq shumë zell e çështjes së TK që ka 20 vjet që diskutohet dhe më në fund jemi në fillim të punë për të dhuruar një TK si i ka hije Tiranës, e për ata që qajnë ditën e qeshin natën sikur u dhemb shpirti për teatrin. Mendoj që ish godina e TK ishte godinë, që u nis si kazermë dhe nuk I bënte nder aspak kryeqytetit tonë në 2020. Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet fillimi I punës I bën nder. Nëse do kishim dëgjuar Berishën, anës Lanës do ishte me kioska, parku rinia do ishte me kioska, e protestohet për dëmtimet pa leje anës Lanës. Pse nuk bëtë referendum? Në demokraci populli qeveris me përfaqësim, ka votuar këshillin bashkiak të TiranësShqiptarët e dinë se Luli dhe Monika nuk e kanë hallin te teatri, po ta kishin atje, do flinin në teatër. Kushdo që do tentojë të uzurpojë, në demokraci vendos shumica, dua të them që ajo që ka rëndësi për shqiptarët është fakti që jemi në një moment që teksa festojmë 100 vjetorin e Tiranës, ajo çdo ditë po stoliset me ndërtime që i bëjnë nder. Ditën e dielë është ekzekutuar një vendim ligjor, Bundestagu i merr vendimet online. Në Gjykatë kushtetuese ka një ankimim nga Presidenti për ligjin që ka kaluar në Kuvend që ka humbur efektitetin se janë ezauruar hapat, kur bëhet fjalë për ligje që përcaktojnë afate terminimi I afateve bën nul ligjet”, tha Balla./


TË NGJASHME