HomePolitikë

Teatri/ Lleshaj: Gjykata e Tiranës veprimet e policisë i konsideroi të ligjshme

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në interpelancën e thirrur nga opozita në Kuvend, për reagimin e policisë më 17 maj, pas shembjes së godinës së Teatrit.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se policia nuk shkoi vetë me iniciativën e saj në mjediset e teatrit, por u thirr për të përmbushur detyrimin e saj ligjor.

Sipas tij policia u thirr më 17 maj nga Policia Bashkiake, nga IMT e Tiranës, për të liruar një objekt që ishte pronë e Bashkisë së Tiranës. Ministri shtoi se policia me forcën e ushtruar në 17 maj ishte te shkalla e parë, deri tek shtrëngimi fizik.

Lleshaj  theksoi se veprimet e policisë gjatë kësaj situate u legjitimuan nga gjykata.

“Edhe historia e teatrit, degradoi që në ditët e para të saj në një sherrnajë politike. Policia nuk shkoi vetë me iniciativën e saj në mjediset e teatrit, por u thirr për të përmbushur detyrimin e saj ligjor, aq më tepër nga institucionet. Policia nuk shkoi si palë, por autoritet ligjzbatues. Të shqetësuarit, hipokritët dhe ata që janë të shqetësuar vërtetë, duhet të dinë që policia nuk e ka luksin që të bëjë vetë ligjin, por ta zbatojë pa interpretime. Në thelb, ligji e detyron policinë që të përgjigjet ndaj kërkesave të cdo pronari, nëse prona e tij është zbatuar. Në 17 maj u thirr nga IMT dhe bashkia e Tiranës, godina kontrollohej, ishte e uzurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Në 17 maj policia kishte vetëm dy alternativa, ose ti përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje, ose ta refuzonte, pra ta zbatonte ose jo detyrimin ligjor. Të gjitha thirrjet drejtuar policisë për të braktisur detyrën, ndonjëherë me sukses, dhe duke i shkaktuar vendit humbje të pallogaritshme, janë një ndër problemet e mëdha. Thirrjet për të hedhur kapelet dështojnë sa larg jemi me funksionimin e shtetit dhe drejtësisë. Policia nuk është gjykatë. Policia nuk është gjykatë të vendoste vetë, pasi do të shkaktonte probleme. Jo dhunë, asgjë nuk mund të arrihet përmes forcës, janë shfaqje e nivelit foshnjor. Shqiptarët të heqin dorë nga dhuna për cdo lloj arsye. Ju nuk më bëtë pyetje, por i bënë disa anëtar të stafit duke bërë opozitë të fortë. Dhuna dhe forca janë terma të ndryshme. Policia u detyrua me forcë, u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj, ashtu edhe nga persona që të thyenin kordonin e sigurisë. Në ligjin për policinë, thuhet ‘punonjësi zgjedh nivelin e forcës’. Policia ishte te shkalla e parë, shtrëngimi fizik, kaq forcë ka ushtruar policia në datë 17 Maj. Janë shoqëruar 67 shtetas, 8 arrestuar, proceduar 30. Gjykata Tiranë veprimet e policisë për arrestimin e 8 personave i konsideroi të ligjshme. Sipas gjykatës tonë, time dhe tuajës. Lexoni ndonjë fjalor cdo të thotë barbari. Është gjendja kur të gjithë luftojnë kundër të gjithëve. Përse kanë qenë punonjësit pa numra? Po lexoj pyetjet që ka bërë stafi im, se e ka bërë shumë mirë opozitën? Por cfarë i interesojnë një deputeti emrat e punonjësve të policisë? Nuk do i merrni kurrë emrat e punonjësve, nuk keni tagër për të bërë hetime ndaj punonjësve të policisë. Të vetmit që kanë të drejtë është prokuroria, e cila mund ta bëjë këtë. Sa i përket uniformës, policia ka qenë në dy operacione, një lirim objekti dhe një për protestën. Në operacionet për protestat, policia ka qasje tjetër nga ditët normale. Në menaxhimin e protestës menaxhohen për një qasje tjetër. Keni raste edhe në vendin më demokratik të botës, nuk do të shihni numra të policëve në protesta. Të gjithë barrën për policinë e ka drejtuesi i tyre. U jap emrin e drejtorit të Tiranës, policisë së shtetit dhe po deshët përgjegjësinë time. Ka qenë edhe një pyetje për median, policia nuk njeh hierarki, askënd përvec ligjit. Atë ditë ka pasur dy incidente, nuk kanë qenë si përfaqësues të medias, por kanë penguar me dorë punonjëse femra gjatë kryerjes së detyrës. Kjo përbën vepër penale dhe këtë të drejtë s’e ka as media dhe as ministri” tha Lleshaj.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME