HomePolitikë

Teatri/ Margariti: Nuk kam kompetenca të gjykoj…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste televizive në lidhje me shembjen e teatrit ka thënë se nuk është në kompetencën e saj për të gjykuar ndërhyrjen e policisë dhe IMT natën për të shembur Teatrin Kombëtar.

“Nuk është në kompetencën time ta gjykoj, është zinxhir organesh dhe procedurat si operohet. Nëse ministria e Kulturës do të ishte mbledhur për të marrë një vendim në 2 të natës do ta diskutonim bashkë, por më duket e pavlerë gjykimi mbi punën” tha ajo.

Margariti tha se ndjen keqardhje  për përdorjen e artit dhe kulturës nga opozita për politikë.

“Teatri është një temë diskutimi dhe dialogu edhe pse sot mund të tingëllojë qesharake. Por ka qenë një dialog tejet i gjatë, me momente të nxehta. Është pjesë e një procesi që do të vijojë. Ka zgjatur shumë kjo e sotmja më duket një shtrëngim akoma më i madh i të gjitha hapësirave për të qenë i frytshëm. Duke e ndjekur edhe nga larg kur nuk kam qenë ministre. Ata që në fillim u afruan për dialog, të rropatur nga premtimet për një teatër të ri, por çështja u politizua. Keqardhje kur shfrytëzohet arti dhe kultura si vegël politike. Duhet një reflektim i gjatë që të mos përdoret arti dhe kultura si vegël politike” tha Margariti.

Shembja e Teatrit Kombëtar ka nxitur një valë protestash kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Protestat janë organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e cila mbështetet dhe nga opozita.


TË NGJASHME