HomePolitikë

Teatri/ Rama tjetër reagim me fjalët e Coelho

Kryeministri Edi Rama reagon sërish në rrjetet sociale, këtë radhë me fjalët e shkrimtarit Paulo Coelho. 

Në faqen e tij në FB, Rama poston një thënie të Paulo Coelho, sipas të cilit, “Disa persona jetojnë në luftë me të tjerët dhe veten dhe për këtë arsye shprehin vepra teatrale imagjinare”.

Ky reagim pason atë të mëngjesit të sotëm, ku me një video, Rama i përgjigjej protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka deklaruar prerë se do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimit sipas tij të minorancës.

Postimi i Ramës

Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.

Paulo Coelho


TË NGJASHME