HomeLajme

Elbasan, miratohet projekti për rikonstruksionin e teatrit “Skampa”

TeatriSkampa”, i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935, do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit.

Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara.  Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit është nevojë emergjente pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve.

Godina e re do të shkojë përshtat gjithë ndryshimeve që ka pësuar qyteti, si dhe do të garantojë komoditet për artistët në punën e tyre dhe komoditet për artëdashësit.

Teatri “Skampa” është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit bej Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit. U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan. Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë pjesë të ndryshme si dramë, komedi, tragjedi por edhe janë zhvilluar shumë festivale dhe aktivitete rinore


TË NGJASHME