HomeLajme

TEC-i në Korçë, Basha: Aferë korruptive, qeveria bën sikur tërhiqet

Ndërsa Ministri i Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se ka firmosur refuzimin e lejes për TEC-in në Korçë, kryedemokrati Lulzim Basha thotë të kundërtën. Basha gjatë një takimi me qytetarët në Korçë, u shpreh se pasi u zbulua afera, qeveria Rama bën gjoja sikur është tërhequr.

“TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fqinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsioni është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC –n në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani mqse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake. Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet”,- tha ai.

 


TË NGJASHME