HomePolitikë

Tedi Blushi-Lleshajt: Policia s’mund të mbahet peng i …

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi jep një këshillë për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me vetingun ne polici.

Gjatë mbledhjes së sotme Komsioni i Sigurisë, rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, me argumentin se favorizonte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.

Ky dekret u kundërshtua edhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili i drejtohet Metës duke e akuzuar se ka goditur thelbin dhe frymën e ligjit.

Për këtë zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi e këshillon duke u shprehur se Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë.

Blushi ka treguar edhe një video të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, që i kërkonte policëve të heqin kapelën e të mbledhin vota për PS.

Postimi

Një kujtesë për z.Lleshaj!
Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME