HomeTeknologji

“Teknologji e demonëve”/ Elon Musk çmend rrjetin me teorinë e tij për impiantin shkencor në Europë

Elon Musk ndau një meme në Twitter që thotë se impianti kuantik i pjesëve CERN-it është “teknologji demonike ndryshe nga çdo gjë që bota ka parë ndonjëherë”.

Postimi i Musk mori vëmendje të madhe, pasi ky impiant është më i madhi dhe i vetmi në llojin e tij, teksa shumë pretendojnë se është i rrezíkshëm pasi mund të hapë një vrimë të zezë dhe në Tokë dhe të shkatërrojë planetin tonë.

Por çfarë është CERN në vetvete?

Impianti kuantik i përplasjes së atomeve (LHC) është përshpejtuesi më i madh dhe më i fuqishëm i grimcave në botë i vendosur nën tokë pranë Gjenevës në kufirin Zvicër-Francë. Impianti në fomë rrethore përdoret për të eksploruar subjekte duke përfshirë ndërveprimet e lëndës së errët dhe materies-antimmateries: duke zgjidhur potencialisht disa pyetje themelore rreth zhvillimit të hershëm të universit tonë.

Përplasësi i Hadronit u ndërtua nga Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore me mbi 10,000 shkencëtarë, qindra universitete dhe laboratorë, me bashkëpunimin e mbi 100 vendeve.
Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore, e njohur si CERN, drejton laboratorin më të madh të fizikës së grimcave në botë.
Ky impiant shtrihet në një tunel 27 kilometra dhe deri në 175 metra të thellë. CERN është një nga instrumentet më të shtrenjta shkencore të ndërtuara ndonjëherë, me një buxhet prej 7.5 miliardë euro.

Përshpejtuesi i madh kuantik është në kërkim të lëndës së errët, duke përdorur përshpejtuesin e tij unik për të copëtuar atomet së bashku në një zbulim që mund të ndryshojë tërësisht shkencën. Sipas shkencëtarëve të CERN-it, yjet, planetët dhe galaktikat e universit përbëjnë vetëm 5 për qind të lëndës së tij. Shkencëtarët garantojnë se përshpejtuesi i grimcave të CERN nuk mund të krijojë një vrimë të zezë kozmike. Makina gjithashtu nuk do të shkaktojë një ndryshim në kohë apo hapësirë. Makina po përdoret nga studiuesit për të analizuar se si funksionojnë grimcat në univers.

Në impiantin përshpejtues, dy rreze grimcash me energji të lartë lëvizin pothuajse me shpejtësinë e dritës përpara se të përplasen.

Më pas shkencëtarët regjistrojnë ngjarjet e shkaktuara nga përplasja. Ata shpresojnë se nga kjo do të mësojnë më shumë se si filloi universi dhe nga çfarë përbëhet./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME