HomeShowbiz

Teksa po shijojnë suksesin e ‘Vamos’, Majk dhe Getoari sjellin surprizën e radhës

Nëse ka një dyshe në vendin tonë që sjellin gjithmonë hite ata janë pikërisht Majk dhe Getoar Selimi. Prej disa vitesh reperët shqiptarë i kanë dhuruar publikut këngë shumë të bukura të cilat i kemi dëgjuar në të gjitha ambientet dhe vazhdojmë t’i dëgjojmë.

Para pak ditësh publikuan një bashkëpunim së bashku me Onat, një këngë që titullohet “Vamos”. Por siç duket bashkëpunimet mes tyre nuk kanë marrë fund sepse Getoari dhe Majk e kanë gati hitin e radhës dhe kënga po qarkullon online tashmë.

Ndonëse ende nuk është publikuar me klip ‘Prive’ ka mundur të sigurojë bashkëpunimin e ri që me siguri do rezultojë shumë i suksesshëm dhe do kthehet në hitin e verës.

https://soundcloud.com/user-266439025/majk-ft-ghetto-geasy-malena-official-audio-2019

TË NGJASHME