HomeSport

Telashe për Edy Reja, humbet tre futbollistë

Në debutimin e tij si trajner i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja duhet të bëjë pa shërbimet e tre lojtarëve. Egzon Binaku, është dëmtuar në ekipin e tij Norkoping në ligën suedeze dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të jetë i gatshëm në ndeshjet e kombëtares.

Ledian Memushaj, ka shfaqur gjithashtu probleme fizike dhe është e pamundur të rekuperohet në kohë për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares. Marash Kumbulla është lojtari i tretë që nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Reja

Ndryshe nga se ka ndodhur në të kaluarën, Edi Reja nuk ka preferuar ti zëvendësoj këta 3 lojtarë me futbollistë të tjerë.


TË NGJASHME