HomeSport

Telashe për Ronaldon mund të pezullohet për çerekfinale

Heroi i Juventus mund të dënohet për sjelljen e tij pas triumfit ndaj Atletico Madrid , në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Dënimi i tij mund të jetë vetëm gjobë, por ai mund të dënohet edhe me pezullim për ndeshjen e parë çerekfinale. Risultati immagini per ronaldoYlli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

Risultati immagini per ronaldoPas i shënoi tri golat që e eliminuan klubin e La Liga, Ronaldo festoi me bashkëlojtarët e tij para tifozëve, mirëpo e gjëri një veprim kontrovers, duke i vendosur duart e tij drejt organeve gjenitale.Risultati immagini per Diego Simeone

Ky veprim ishte frymëzuar nga veprimi i ngjashëm i trajnerit të Atleticos, Diego Simeones, në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave.Risultati immagini per Diego Simeone

Është ende e paqartë se çfarë dënimi do të marrë Ronaldo për këtë veprim, mirëpo ai pritet që së paku të gjobitet e ndoshta mund edhe të pezullohet për një ndeshje.Risultati immagini per Diego Simeone

Simeone ishte gjobitur me 20 mijë euro nga UEFA për veprimin e tij, mirëpo ai i shpëtoi pezullimit.


TË NGJASHME