HomeLajmi i Fundit

Telefonata e qytetarit çon në pranga të riun durrsak

Telefonata e qytetarit në 112 dhe reagimi në kohë i policisë çon në pranga 32-vjeçarin që shpërndante lënde narkotike në doza të vogla.

Policia e Durresit ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin L. H., 32 vjeç, banues në kete qytet.

Gjate kontrollit qe i bene, pas telefonates se qytetarit, policia njofton se i ka gjetur me vete doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.

NJOFTIMI 

Në Sallën Operative të DVP Durrës, në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar që denonconte se një shtetas në qytetin e Durrësit shpërndante lëndë narkotike.

Policia e Durrësit organizoi menjëherë shërbimet, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarin për denoncimin e rastit dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo “Komisariatin Dixhital” çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtjen e anonimatit, vlerësimin maksimal të çdo informacioni dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.