HomePolitikë

Telefonatë me Merkel, Rama zbardh detajet

Një telefonatë 45 minutëshe me Kancelaren gjermane Angela Merkel ka pasur shefi i qeverisë shqiptare, për të biseduar lidhur me ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Në një postim në Twitter, Rama thekson se Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim????Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë?????Danke Angela?


TË NGJASHME