HomeLajmi i Fundit

Temperatura rekord, Franca në alarm të kuq

Franca goditet këtë të premte nga temperaturat më të larta ndonjëherë. Ndërkohë që shërbimi kombëtar i motit ka lëshuar alarmin e kuq për katër rajone në jug. Pjesa më e madhe e vendit mbetet në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë.

Regjistrimi aktual i temperaturave është 44.1 gradë Celcius, matur gjatë një valë të nxehtë në 2003 që vrau mijëra njerëz.

Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar temperaturat më të larta në qershor ndërsa në Spanjë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret më të këqija të Katalonjës në 20 vjet.

Në Francën jugore, në zonat e Gard, Vaucluse, Herault dhe Bouches-du-Rhone pritet që temperaturat të arrijnë mes 42 gradë celcius dhe 45 gradë celcius të premten.

Autoritetet franceze kanë rritur kufizimet në përdorimin e ujit për të luftuar efektet e valës së nxehtësisë, ndërkohë që qindra shkolla janë mbyllur.