Aktualitet Lajme Lifestyle Sociale

Temperaturat deri në – 15 gradë, priten reshje dëbore në Tiranë

Temperaturaminus dhe erëra të forta. Është kjo situata me të cilën do të përballet vendi, të paktën për 5 ditët në vijim. Metereologu Metodi Marku nga Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se vlerat më të ulëta të temperaturave do të jenë në Korçë ku termometri do të shënojë -15 gradë celcius.

“Në ditët e ardhshme shqetësimi është se temperaturat do të jenë negative edhe gjatë ditës. Vlerat më të ulëta që pritet të jenë të paktën në pjesën urbane të zonës lindore të vendit do të jetë – 15 gradë celcius, në orët e ditës nuk do i kapërcejë +5 gradë celcius dhe gjatë natës do të variojë -4 në -5 gradë celcius. Në ditë të veçanta mund të zbresë dhe deri në -7 gradë celcius.”

Era pritet të sjellë problematika, sidomos në bregdetin e Adriatikut, ku shpejtësia do të jetë nga 70-90 km/orë.

“Sot era do të jetë e fortë deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes. Shpejtësia  e erës do të krijojë problem me dallgëzimin dhe është  një problem i madh për transportin detar.”

Dëbora do të prekë kryesisht lindjen dhe veriun e vendit, ku trashësia do të arrijë 15 cm.

“Priten kryesisht për zonën e Korçës, Korabit dhe Alpet e Shqipërisë priten edhe centimetra të tjerë, por më të ndjeshme për zonën e Korçës”

Ndërsa në Tiranë, reshjet e dëborës do të vijnë pas të martës, kohë kur pritet që temperaturat në minus, të pësojnë rritje.

Related posts

Kapet për herë të parë bashkë çifti i ri i showbiz-it, pas 5 muajsh lidhjeje

Aira news

Zbulohet identiteti i 57-vjeçarit të vrarë në Korçë, policia jep detaje

Klaudia gotanews

Destinacion Shqipëria, kapet një sasi droge në Maltë

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!