HomeSociale

Temperaturat e larta, emergjencë në disa vende të Europës

Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të enjten dhe të premten. Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika pritet të ndeshen me temperatura rekord në ditët në vazhdim.

Franca po përgatitet për një valë të nxehti me temperatura që pritet t’i kalojnë 40 gradë Celsius, duke vendosur dhe një rekord për qershorin.

Më shumë do të preket veriu i vendit, përfshirë Parisi. Ndërkohë meteorologët thotë se lagështia në ajër do ta bëjë temperaturën 40C të ndihet si 47C në kryeqytetin francez.

Një sistem rrymash ajrore mbi Atlantik po shkakton trysni të lartë në rajon, duke tërhequr ajër të nxehtë nga veriu i Afrikës dhe nga Spanja.

Ky fenomen po krahasohet me atë të vitit 2003, kur temperatura maksimale arriti në 44.1C më 12 gusht, duke shkaktuar 15 mijë viktima.

Sipas Meteo France, temperaturat nuk do të bien as gjatë natës duke qëndruar mbi 20C në shumë rajone.

 Autoritetet kanë ngritur alarmin veçanërisht për qytetet e mëdha. Në Paris pritet të aktivizohet niveli i tretë dhe i katërt i emergjencës dhe pritet që në parqe apo mjedise të tjera publike të vendosen pajisje të lëvizshme të ajrit të kondicionuar me qëllim për të ndihmuar popullatën në këto kushte të vështira atmosferike


TË NGJASHME