HomeLajmi i Fundit

Temperaturat e larta, zjarret ”përvëlojnë” Izraelin

Një numër zjarresh shpërthyen sot në zonat qendrore të Izraelit si rezultat i një vale të nxehti që në mesditë mund të arrijë në 50 gradë Celsius.

Sipas zjarrfikësve, rreth 3 000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, me 45 ndërtesa që ishin në flakë.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se zjarrfikëset nga Qipro ndihmuan në përpjekjet për të shuar flakët.Aeroplanë zjarrfikës nga Qiproja, Greqia, Kroacia dhe Italia pritet gjithashtu të bashkohen me operacionin gjatë ditës.