HomeLajme

Temperaturat shumë të larta, cilat qarqe rrezikohen nga zjarri

Sipas parashikimit të motit ditët në vijim pritet të jenë me temperatura shumë të larta. Instituti i Gjeoshkencave raporton se rrezik të lartë pritet të ketë në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Beratit.

Rreziku do të vijë duke u rritur gjatë orëve në vijim dhe ditën e nesërme, pasi termometri pritet të shënojë 38 gradë celsius. Gjatë ditës së nesërme, priten edhe reshje të dobëta shiu.

Zjarret në pyje:

Sot pasdite (e martë datë 25) dhe neser (e mërkurë datë 26) pritet rrezik i moderuar në shumicën e qarqeve. Në Elbasan, Fier dhe Berat pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara konkretisht: Elbasan (jugperëndim), Fier (Verilindje dhe jugperëndim) dhe Berat (veriperëndim). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nersërme.


TË NGJASHME