HomeModa

Tendenca e buzëkuqit të errët

Tonet e errëta mund ta bëjnë grimin misterioz dhe elegant, por bëni kujdes të respektoni disa rregulla të thjeshta.

Buzëkuqi është i rëndësishëm për grimin dhe, disa ngjyra, si e kuqja, janë të domosdoshme në disa raste. Në tendencën e këtij sezoni janë nuancat e errëta, si ngjyra e kumbullës apo kafeja; kjo e fundit shfaqet madje në shumë tonalitete. E rëndësishme është të dini të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë me ngjyrën e lëkurës, formën e buzëve, por edhe me ngjyrën e syve.

Femrat që kanë buzë të holla duhet të shmangin ngjyrat shumë të errëta dhe të synojnë te tonalitetet më të zbehta dhe të shkëlqyeshme. Këto ngjyra janë të përsosura për femrat që kanë sy gështenjë, të çelur dhe të errët, por edhe ato që kanë sy të kaltër që anojnë nga grija. Nuancat portokalli të buzëkuqve u shkojnë femrave me flokë të kuqe.

Risultato immagini per floke portokalli"

Për ato femra që kanë buzë më të plota, kafja e errët është një zgjedhje shumë e mirë, mbi të gjitha nëse kanë flokë dhe sy të errët. Kjo nuancë duket bukur edhe te femrat me lëkurë të çelur.

Risultato immagini per Tendenca e buzëkuqit të errët"

Nuanca të tjera të kafesë, si lajthia, u shkojnë të gjitha femrave. Në vija të përgjithshme, buzëkuqët e errët duhet të shmangen nëse keni dhëmbë jo shumë të rregullt dhe të zverdhur, pasi këto nuanca vënë në dukje të gjitha defektet.

Sarah Hyland BITE cream lip crayon cognac brown lipstick


TË NGJASHME