HomeModa

Tendencën e fotove të dimrit na e tregojnë motrat Kardashian dhe Anxhelina Hadërgjonaj

Është dimër dhe kudo po shikojmë foto me borë, siç i takon sezonit në fakt. Të gjithë janë drejtuar në vendet malore për pushimet e janarit. Personazhe të famshëm të huaj, por edhe shqiptarë kanë realizuar vërtet foto të bukura në petkun e dëborës. Më të veçantat në fakt janë publikuar nga motrat Kardashian/Jenner përkatësisht Kourtney dhe Kendall. Me bikini në borë motrat e famshme i kanë ngritur temperaturat që kanë rënë ndjeshëm në Kolorado (vendi ku janë shkrepur fotot).

Mirëpo, motrat me famë botërore nuk janë të vetmet që kanë realizuar foto të tilla. Edhe këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar një foto me bikini, xhup dhe çizme nga Brezovica e Kosovës. Në fakt kjo tendencë është më shumë një sfidë për të gjitha vajzat; për të realizuar edhe ato një foto të tillë. Si thoni vajza?


TË NGJASHME