HomeShowbiz

Tenori i famshëm, Andrea Bocelli pranon se është infektuar nga Covid-19

Andrea Bocelli ka pranuar vetëm ditën e sotme para gazetarëve se është infektuar nga Covid-19.
Tenori i famshëm ka rrëfyer se kishte bërë tamponin për koronavirusin që në datën 10 të muajit mars dhe kishte rezultuar pozitiv, së bashku me të edhe bashkëshortja e tij.

Fatmirësisht tenori ka treguar se nuk ka pasur simptoma të rënda, por vetëm ethe dhe e kishte kaluar lehtë.
Megjithatë, pas izolimit dhe përkujdesit, ata e kanë kaluar plotësisht Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Tenori ka treguar se ka shkuar në spitalin e Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën e tij për qëllime studimi.

Akt vërtet human!


TË NGJASHME