HomeShowbiz

Tension dhe emocione/ Njëri prej gjuetarëve gjen indicien që i çon drejt gjetjes së Thesarit

Tensioni sa vjen e rritet, emocionet bëhen më të forta ndërkohë që kërkimi vazhdon. Pavarësisht kërkimit për indicien apo edhe thesarin është Jona ajo e cila gjen diçka. Dhe po është indicia. U gjet! Por ku do i çojë gjuetarët kjo indicie që ata gjetën ?

Grupi i Jonës u bashkua dhe nuk pritën shumë për ta lexuar. Por ku mbeti grupi tjetër?

Në indicien e gjetur shkruhej: “Në kohën kur një pasha po sfidonte famën e sulltanit, në kohën kur një trekëndësh u ngrit përballë armikut, aty ku buzë detit shikoni nga mali, aty gjejeni thesarin”.

Mbasi u mblodhën të gjithë konkurrentët së bashku filluan ta lexonin sërish frazën që gjendej në indicie dhe secili prej tyre jepte medimin e vet në lidhje me lokacionin e radhës se ku do i çonte të 8 gjuetarët për kërkimin e thesarit të madh.

Ide u hodhën për Butrintin, Ishujt e Ksamilit dhe Kalanë e Ali Pashë Tepelenës por cili është lokacioni tjetër, ju do ta zbuloni në episodin e 7 të Gjuetarëve të Thesarit.


TË NGJASHME