HomeSociale

Tension në KZAZ-në e Kavajës. Policia hedh tymuese drejt protestuesve…

Dhjetëra mbështetës të opozitës po protestojnë përpara KZAZ-së në Kavajë. Policia po përdor bomba tymuese kundër tyre, duke parandaluar hyrjen në ndërtesë.

Protestuesit kanë thyer derën e ndërtesës dhe tentojnë të hyjnë brenda.

Militantët e opozitës kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ-së. Ata kanë shkatërruar gardhin rrethues të ndërtesës.

Protestuesit po hedhin gurë në drejtim të forcave të rendit.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse hedhin ujë mbi forcat e rendit.

Forcat e rendit janë të pranishme në KZAZ-në 42

bomba

TË NGJASHME