HomeSport

Tension te Barcelona, klubi përplaset me futbollistët për pagat

Gjendja e jashtëzakonshme që ka mbërthyer botën nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në jetën e gjithsecilit prej nesh. Edhe në botën e sportit virusi i ka dhënë efektet e veta, teksa shumë klube po përballen me vështirësi të mëdha. Një prej këtyre klubeve është edhe Barcelona.

Pak ditë më parë, klubi katalunjas njoftoi se do të kryente shkurtime pagash për të gjithë stafin dhe futbollistët. Por kjo gjë nuk është pranuar nga një pjesë e madhe e futbollistëve që kanë edhe paga stratosferike.

Sipas të përditshmes soanjolle “Sport”, për këtë aryse klubi do t’i drejtohet gjykatës. Klubi ka vendosur në dispozicion të Shëndetit Publik të gjitha ambientet e veta. Situata e krijuar në Spanjë është krejt e ndryshme nga Gjermania ku klubet e mëdha kanë treguar një solidaritet të pashoq, duke vendosur të ndihmojnë klubet më të vogla.


TË NGJASHME