HomeSport

Tension te Real Madrid, Ramos dhe klubi përplasen për rinovimin e kontratës

Sergio Ramos dhe Real Madrid duken ende larg rinovimit të kontratës. Kapiteni i skuadrës ka një kontratë deri në 2021 me madrilenët dhe dëshiron të qendroj sërish në Madrid.

Ramos i ka bërë të ditur drejtuesve se kërkon një kontratë deri në 2023, por klubi nuk shkon më shumë se një rinovim një vjeçar.

Sipas mediave në Spanjë palët kanë ngecuar në këtë pikë pasi mbrojtësi nuk dëshiron një kontratë vetëm për një sezon. Palët pritet të ulen sërish në bisedim, por ajo e sigurt është që Ramos nuk do të firmos vetëm për një sezon.


TË NGJASHME