HomeSport

Tension te Vllaznia, lojtarët “kërcënojnë” klubin

Vllaznia e këtij edicioni ka bërë mirë, me lojën që ka ardhur në rritje. Trajneri Mirsad Jonuz ka ditur të bashkojë një grup të talentuar lojtarësh, duke mbijetuar në ambientin jo të qetë shkodran. Drejtuesit e veriorëve janë duke menduar për merkaton, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Për të afruar lojtarët e dëshiruar, duhet patjetër që dikush t’u bëjë vend. Kështu, Vllaznia po mendon të largojë pesë të huaj që nuk kanë qenë brenda pritshmërive.

Lojtarë si Emerson, Uenderson, Ristevski, Cojacaro apo Gligorov kanë kontrata një vjeçare, çka do e bënte të pamundur “divorcin” pa një marrëveshje. Lojtarët dëshirojnë pagat përpara vitit të ri, gjë që shihet me shumë dyshim në Shkodër. Financat nuk kanë munguar por koha ka qenë ajo që shqetëson. Nëse kuqeblutë nuk gjejnë gjuhën e përbashkët dhe largojnë të sipërpërmendurit, më shumë mundësi ankesat në UEFA do të ishin imediate. Në Shkodër duket se kanë disa çështje për të zgjidhur përpara se të mendojnë për afrimet e reja.


TË NGJASHME