HomeSociale

Tensione tek Astiri, banorët përplasen me policinë

Tensione mes banorëve të Astirit dhe policisë. Në një kohë kur sot IKMT ka nisur aksionin për shembjen e disa objekteve në këtë zonë, që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët kanë kundërshtuar.

Këta të fundit kanë bërë rezistencë, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar 10 persona, mes të cilëve dhe aktivisti Ervin Goci, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi numrin e të shoqëruarve.

unaza10

Janë shënuar të lënduar edhe nga forcat e policisë edhe mes banorëve, që e kanë përshkuar gjithë sa po ndodh si skenë e vërtetë lufte.

Ndërkohë policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve, kurse banorët i kanë vënë zjarrin dhe një tendë.

zjarr unaza1
unaza5
unaza6

TË NGJASHME