HomeLajme

Tentativë për përdhunim, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një 22-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, shtetasin O. C., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME