HomeSociale

Tentoi të kultivonte kanabis, arrestohet 59 vjeçari i shpallur në kërkim

Një 59 vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia në Gjirokastër.

Në komunikatën zyrtare thuhet se shtetasi, I.M., 59 vjeç, banues në fshatin Picar, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për lëndë narkotike.

“Në afërsi të fshatit Picar ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.R. (i arrestuar në flagrancë në datë 24.05.2019) tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.


TË NGJASHME