HomeLajme

Tentoi të transportonte 18 klandestinë, ja vendimi për skafistin

Gjykata e Shkallës së parë e Kavajës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Roland Cenko, skafistin i cili tentoi të kalojë në mënyrë të jashtë ligjshme të kufirit të 18 klandestinëve iranianë e irakianë.

Përpara togave të zeza Roland Cenko ka pranuar krimin e kryer ndërsa ka treguar edhe rolin e tij në trafikimin drejt italisë së shetasve iranianë.

Pas caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Shkallës së parë, prokuroria e Kavajës ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, të cilët dyshen të jenë pjesë e grupit që organizuan kalimin e paligjshëm të kufirit për refugjatët iranianë, në ndaluar pas operacionit të shpëtimit të tyre në det të hapur.

Kujtojmë që 18 klandestinë iranianë 5 gra, 12 burra e 1 fëmijë u shpëtuan nga mbytja në një operacion të zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Roja Bregdetare shqiptare në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi për shkak të një defekti skafisti dha alarmin 18 milje larg nga Kepi i Selitës.


TË NGJASHME