HomeLajmi i Fundit

Tentoi të vidhte italianin, arrestohet i mituri shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 16-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se i ka grabitur varësen në qafë një 18-vjeçari italian.

I mituri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, së bashku më një person tjetër, kishin ndjekur një 18-vjeçar italian dhe e kishin goditur, duke tentuar t’i merrnin varësen e floririt që ai mbante në qafë.

I mituri shqiptar u arrestua në një stadium në Itali, ku po zhvillohej një koncert me muzikë.