HomeSociale

Tenton të arratiset nga burgu i Rrogozhinës, kapet 42-vjeçari

Një i dënuar  ka tentuar që të arratiset nga burgu vetëm katër muaj para mbarimit të dënimit të tij.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në burgun e Rrogozhinës.

Mësohet se bëhet fjalë për Hamid Skuqin, i cili ishte dënuar me 16 vite burg, për një vrasje që kishte kryer në Itali.

Skuqi është ndaluar nga policia e burgut në momentin që ka tentuar të arratiset.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë 42-vjeçarin të arratiset, pasi atij i mbaronte dënimi pas 4 muajsh.


TË NGJASHME