HomeSociale

Tërhiqet nga gara kandidati i AK për Lushnjen

Kandidati i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka, njëherësh nënkryetar i AK, ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi për kryetar Bashkie në Lushnje.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Leka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron arsyet se përse e mori këtë vendim.

“Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.”-shprehet Leka duke theksuar se populli nuk e meriton kurrë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Sipas nënkryetarit të AK-së, për ndryshimin e situatës politike duhet të krijohet qeveria e stabilitetit.

Postimi i plotë: 

Situata në të cilën po shkon vendi dhe dëshira e madhe e dy forcave politike me embrion të përbashkët për ta futur vendin në përplasje fizike me detyron të marr një qëndrim:
Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.
Shqipëria ime dhe populli im kurrë nuk e meritojnë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Për 28 vite kjo klasë politike nuk pati vullnetin e mirë për ta zhvilluar këtë vend të bukur .
Për 28 vite kjo klasë politike e vodhi e tjetërsoi pronën e shpopulloi vendin vetëm e vetëm për të përvetësuar pronat e shqiptarëve të ndershëm.
Kjo klasë politike është vazhdimësia e grupit kriminal e zbritur nga malet në fund vitin 1944 me ndihmën e shovinizmit serb e cila sekuestroi pronat pasuritë e shqiptarëve demek do të krijonte një reformë agrare por që shumë shpejt i tregoi dhëmbët me kolektivizimi, kolektivizim të cilin e shfrytëzoi mbas 1992 duke i përvetësuar pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Sa më sipër vendos të tërhiqem nga këto zgjedhje të mbuluar me hije dyshimi ku për qëllim kanë çuarjen e vendit në gjakderdhjes.
ALEANCA KUQ E ZI U RREGJISTRUA NË KËTO ZGJEDHJE ME SHPRESËN SE DO TË KISHTE VULLNET QË KY SISTEM DO TË SHKULEJ .
KURRË NUK MUND TË JEMI MËKATARË NË KËTË PROCES TË MIRKURDISUR PËR SITUATA TË HIDHURA.
VENDI DUHET TË SHKOJË ME ÇDO KUSHT DREJTË QEVERISË STABILITETIT KOMBËTAR.
I BËJ THIRRJE KRYEMINISTRIT TË TREGOJË NJË MOMENT TË VETËM BOTËN E TIJ INTELEKTUALE DHE NJËRZORE.
TË JAPË DORËHEQEN DHE TI JAPË SHPRESË NDRYSHIMIT.!!


TË NGJASHME