HomeShowbiz

Tërhiqet nga meshkujt dhe femrat! Cara Delevingne zbulon se është panseksuale

Modelja e njohur Cara Delevingne sapo është ndarë nga aktorja amerikane Ashley Benson dhe duket se këtë periudhë nuk po e kalon aspak keq.
Ajo nuk e ka aspak problem të flasë për jetën e saj seksuale dhe orientimin për të cilin flet me krenari.

Cara e identifikon veten panseksuale dhe mendon se gjithmonë do të jetë e tillë.

Modelja pranoi se bie në dashuri me personin dhe gjithmonë e ka ndjerë këdo me të cilin/cilën ka qenë e lidhur.

Unë mendoj se panseksualiteti është arsyeja pse kam prirjen ta mbaj jetën time private shumë më shumë tani, sepse ajo gjë publike mund të shkatërrojë shumë gjëra. Krenaria për mua është një ndjenjë për diçka që nuk e kam pasur kurrë si fëmijë. Një ndjenjë krenarie është si ndjenja e përkatësisë, një familje jashtë familjes tënde. Unë mendoj se kurrë nuk jam ndjerë sikur i përkisja ndokujt si fëmijë. Ose gjithmonë jam ndjerë sikur të mos përkas në trupin tim. Ndihesha kaq e humbur.”- ka rrëfyer Cara.

Panseksual do të thotë të mos tërhiqesh nga gjinia por vetëm nga personi, pa marrë parasysh nëse ai është mashkull apo femër.


TË NGJASHME