HomePolitikë

Tërhiqet Sanders nga gara presidenciale / Tashmë Biden i vetëm përballë Trump

biden, sanders

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, deklarojë tërheqjen nga gara për kandidatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale amerikane, që do mbahen në 3 nëntor 2020.

Në një komunikim me mbështetësit e tij, ai deklaroi se idea për të cilën luftoi vazhdon akoma, por nominimi i tij mbaron këtu.

“Unë dëshiroja që t’ju jepja një lajm më të mirë, por mendoj se ju e dini të vërtetën. Unë kam arritur në përfundimin se kjo betejë për nominimin Demokrat, nuk do të jetë e suksesshme dhe kështu sot unë po njoftoj pezullimin e fushatës sime.”– tha Sanders.

Ai foli për një vendim të vështirë dhe të dhimbshëm, i cili u mor pas një vlersimi të ndershëm të situatës që nuk linte dyshime për fitoren e Joe Biden si kandidati i ardhshëm i Partisë Demokratike, kundra presidentit aktual Donald Trump.

Fitorja e ish zv-presidentit, Joe Biden në primaret presidenciale Demokrate vjen pothuajse saktësisht, një vit pasi ai nisi garën e tij të tretë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Pasi Biden njoftoi kandidaturën e tij, ai hypi në krye të sondazheve për nominimin Demokrat, një pozicion të cilin ai e mbajti gjatë gjithë kohëzgjatjes së garës.

Javët më të këqia të Bidenit erdhën në shkurt, kur ai humbi tre garat e para në Iowa, New Hampshire dhe Nevada. Performanca e mirë e Bernie Sanders, në të tre shtetet, e bënë atë pararendës të përkohshëm të garës.

Sidoqoftë, fitorja e Bidenit në Karolinën e Jugut e ndjekur nga një seri fitoresh në “Super Tuesday” i dha atij rikthimin që i duhej për të kapërcyer Sanders dhe më pas fitoren e garës.

Biden tha se ai do ti drejtohej të gjithë mbështetësve të Sandersit, pasi kërkon të unifikojë Partinë Demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme.

“Ju keni vënë interesin e kombit  dhe nevojën për të mposhtur Donald Trump mbi gjithçka tjetër. Për këtë, Jill dhe unë, ju jemi mirënjohës. Por ne gjithashtu duam që ju të dini se unë do vi te ju. Ju do të dëgjoheni nga unë.”

“Unë po ju shoh, ju dëgjoj dhe e kuptoj urgjencën e asaj që duhet të bëjmë në këtë vend. Shpresoj se do të bashkoheni me ne. Ju jeni më shumë se të mirëpritur, jeni të nevojshëm.” – e mbylli fjalën e tij Biden.


TË NGJASHME