HomeLajmi i Fundit

Tërmet i fuqishëm godet Panamanë, 5 të plagosur

Qyteti bregdetar i Davidit, në veri-perëndim të Panamasë, u godit mbrëmë nga një tërmet me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter, pranë kufirit me Kosta Rika, njofton Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 37 kilometrash, raporton Reuters.

Tërmeti shkaktoi plagosjen e 5 personave dhe dëmtime në 4 shtëpi, dy prej të cilave u shembën.

Departamenti i Zjarrit i Panamasë njoftoi në Twitter se qytetarët nga pjesë të ndryshme të vendit morën njoftime për tërmetet.