Botë Kronikë Lajme

Tërmet i fuqishëm në Stamboll

Sipas qendrës së monitorimit të tërmeteve të Turqisë, një tërmet i fuqishëm goditi të enjten metropolin turk Stambollin.

Observatori Kandilli tha se tërmeti me madhësi 5.7 me epiqendër Detin e Marmarasë u shënua në orën 13.59 sipas orës lokale.

Tërmeti, jashtë rrethit të Silivrit të Stambollit, ndodhi në një thellësi prej 11,9 kilometra (7.3 milje). Të martën, një tërmet me madhësi 4,6 ballë goditi gjithashtu Silivrin, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Pas goditjes së fuqishme ka pasur dhe dhjetëra lëkundje të tjera në Turqinë Perëndimore me një magnitudë më të vogël.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avc?lar është rrëzuar minareja e një xhamie.

Ambulanca të shumta u dërguan në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, për shkak të tërmetit zjarrfikëset e Silivrit dhe policia ka lëshuyar një numër të madh njoftimesh. Qytetarët lanë vendet e punës, veçanërisht shkolla dhe spitale në të gjithë qytetin u evakuuan, trafiku eshte paralizuar, raporton hyrriet. Qytetarët u mblodhën në sheshe të hapura. Pamjet e momenteve kur eshte ndiere termeti jane shperndare ne mediat turke.

Related posts

Protesta për Teatrin/ Rama nxjerr videon, ka një mesazh

Mila

U tha se u shkarkua për situatën tek Petro Nini, ja e vërteta për Drejtorin e Policisë së Tiranës

Xhensila Gotanews

Premtimi i Bashës për bluzat e bardha: Ja sa do e keni rrogën

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!