HomeLajmi i Fundit

Tërmet në Indonezi, 3 viktima

Një valë tërmetesh të fuqishme po bien në disa vende të botës këtë kavë. Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8 e ndërsa dje u prek Turqia.

Kësaj radhe është goditur Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë i cili sipas raportimeve mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.

Agus Ëiboëo, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive tha se tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.

Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit, tha ai. Tërmeti me magnitudë prej 6.8 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6.48 të mëngjesit sipas kohës lokale.