HomeLajmi i Fundit

Tërmet pas mesnate, tronditet Rodosi dhe bregdeti turk

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter tronditi Rodos dhe bregdetin turk në orën 00:06 pas mesnatës në zonën detare midis Rodosit dhe bregdetit turk. 

Instituti Gjeodezik i Athinës fillimisht tha se magnituda e tërmetit ishte 4,6 Richter, por më pas e korrigjoi atë, duke njoftuar se tërmeti ishte 4.4 në shkallën Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur 50 kilometra në lindje të Rodos, me një thellësi prej 4.5 kilometrash.

Tërmeti u ndje edhe në Rodos dhe në qytetet dhe fshatrat e Turqisë, raporton “Protothema”.