HomePolitikë

Tërmetet, Ministrja e Arsimit njofton pushim për nxënësit e këtyre tre qarqeve

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Besa Shahini të marrë masa për nxënësit.

Ministrja  Shahini ka njoftuar se nesër dhe nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jenë  pushim.

Pushimet për dy ditë të nxënësve në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.

“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar.

E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.

Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar.

Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë.

Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim”, u shpreh Shahini.


TË NGJASHME